11:56 / E Mërkurë, 08 Gusht 2018 / indeksADMonline

Askush nuk do ta besojë arsyetimin e Willian pasi mbuloi trupin e Contes me ”emoji”

Pavarsisht faktit se Antonio Conte ishte ende trajner i Chelseat, Willian vendosi të ”tallet” me të në rrjetet sociale, konkretisht në muajin maj.

Willian, i cili ka vuajtur shumë për minutazh të rregullt nën urdhrat e Contes, dukej se e shprehu mllefin e tij pas triumfit në finalen e FA Cup ndaj Manchester Unitedit.

Braziliani postoi një fotografi të skuadrës duke festuar pas finales, dhe ai e mbuloi komplet trupin e Antonio Contes me ”emoji” të ndryshëm. Dyshja në fjalë kishin raporte të këqija dhe kjo ishte arsyeja e gjithë kësaj.

Dy muaj pasi fotografia ishte postuar në Instagram, Willian ka zbuluar se fajin për gjithë këtë e kishte vajza e tij.

”Vajza ime ishte duke luajtur me telefonin tim dhe ajo i bëri këto ’emoji’ mbi trupin e Contes”, tha Willian për ESPN Brasil.

”Pas finales, udhëtova drejt Brazilit. Kur erdha këtu në mëngjes, i postova disa foto nga finalja dhe mirë, isha paksa i lodhur dhe përfundoi kështu duke i postuar në atë gjendje”.

Megjithatë, Willian pas finales së FA Cup vazhdonte ta shprehte pakënaqësinë e tij te Chelsea dhe e kërkonte largimin. Por, në sezonin e ardhshëm me trajnerin e ri, Sarrin, ai pritet të qëndrojë./IndeksOnline/