16:36 / E Enjte, 12 Korrik 2018 / indeksADMonline

Askush nuk e do veturën më të lirë në botë [Foto]

Tata Nano kishte dalë me pompozitet në publik para dhjetë vjetësh si vetura më e lirë në botë me çmim prej 2.000 dollarësh.

Por, pas një dekade, modeli që pritej të ishte bestseller në Indi, nuk  përmbushi pritjet.

Kur ishte prezantuar në vitin 2008, prodhuesi ishte optimist se modeli do të shitej shpejt.

Llogaritë nuk u realizuan dhe shitja është dukshëm nën planet, andaj  Tata Nano do të ndalojë prodhimin në këtë formë më së largu në vitin 2020.

Temat: