13:18 / E Premte, 11 Gusht 2023 / mp

Asllani me Suedinë arrin në gjysmëfinale të Kupës së Botës

Futbollistja Kosovare Asllani ka arritur me kombëtaren e Suedisë në gjysmëfinale të Kupës së Botës, në konkurrencën e femrave.

Kjo pasi kombëtarja suedeze arriti ta mposht Japoninë, me rezultat 2-1.

Golin e parë në ndeshje e realizoi Ilestedt, në minutën e 32’, teksa golin e dytë Angeldal, në minutën e 51’.

Ndërsa golin e vetëm për Japoninë e shënoi Hayashi, në minutën e 87’.

Asllani në këtë ndeshje ishte e pranishme për 73 minuta brenda fushës.

Suedezet në gjysmëfinale do të ballafaqohen me spanjollet. /Klankosova.tv.