23:30 / E Martë, 31 Janar 2023 / shkelqim osmanaj

Asllani në gjysmëfinale të Kupës së Italisë, eliminohet Gjimshiti

Interi kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës së Italisë. Skuadra milaneze mposhti me rezultat minimal Atalantën në “San Siro” falë golit të shënuar nga Darmian në pjesën e dytë, në një ndeshje mjaft të luftuar, dhe që u zgjidh nga një episod,

Rreth 20 minuta në fushë për Kristjan Asllanin, që mori vendin e Hakan Calhanoglou në të të 72-tën, ndërsa në radhët e Atalantës Berat Gjimshiti u aktivizua titullar dhe qëndroi në fushë deri në fund.

Interi do të përballet në gjysmëfinale me të kualifikuarën e çiftit Juventus – Lazio, që do të luhet të enjten në mbrëmje, në Torino./ss