20:50 / E Shtunë, 09 Korrik 2022 / Gj. Sh

Asllani shënon golin e parë te Interi (VIDEO)

U mbyll me rezultatin e thellë 6-0 pjesa e parë e testit që Interi po zhvillon kundër Milaneses në “Appiano Gentile”. Iznaghi ka preferuar të aktivizojë edhe prurjet e reja e reja, ku spikatin Lukaku dhe Asllani. Të dy gjetën rrugën e rrjetës, por mbi të gjitha mirëkuptimin me sy mbyllur në fushë, siç kuptohet edhe nga kjo video e shkurtër e shkëputur nga ky test miqësor, ku dallohet mesfushori kuqezi i cili i jep një pasim me thembër sulmuesit belg.

“Big Rom” shënoi të dytin, pasi kishte realizuar Joaquin Correa, Lautaro sigloi dygolësh, si dhe gjetën rrjetën Asllani dhe Alessandro Fontanarosa.