11:34 / E Martë, 25 Shtator 2018 / indeksADMonline

Asnjë barazim mes Interit dhe Fiorentinas në 20 vitet e fundit

Interi do ta mirëpresë Fiorentinan sonte, një ndeshje e cila nuk ka përfunduar baras që nga sezoni, 1996/97.

”Nerrazzurët” kanë shënuar golat e fitores në minutat e fundit në dy ndeshjet paraprake, por sonte do të përballen me një test të vështirë ndaj skuadrës së Stefano Piolit.

Historia sygjeron se një barazim nuk pritet të ndodhë, pasi që kjo nuk ka ndodhur në 20 vitet e fundit.

Në javën e nëntë të sezonit, 96/97, Interi i Roy Hodgson barazoi, 2-2 me Fiorentinan e Claudio Ranierit, ku Luis Oliviera shënoi dopietë, derisa Paul Ince dhe Maurizio Ganz shënoi për Beneamata.

Që prej atëherë, 19 ndeshje janë zhvilluar në ”San Siro” si barazim; 16 fitore ka pasur për vendasit dhe 3 për Fiorentinan.

Fitorja e fundit e Fiorentinas ndaj Interit është triumfi, 4-1 tri vite më parë.

Interi është ende në kërkim të fitores së parë si vendas këtë sezon në Serie A./IndeksOnline/