23:03 / E Martë, 25 Shtator 2018

Këndellet Interi, mposht Fiorentinan

Interi ka mposhtur Fiorentinan me rezultat 2-1 në ndeshjen e xhiros së gjashtë të Serie A.

Skuadra e drejtuar nga Spalleti kaloi në epërsi në minutën e 45-të me golin e Icardit nga penalltia.

Violat arritën të barazojnë në minutën e 53-të me një gol të bukur nga Chiesa, shkruan indeksonline.

Golin e fitores për zikaltërit e shënoi D’Ambrosio në minutën e 77-të.

Me këtë fitore, Interi ngjitet në pozitën e pestë me 10 pikë aq sa ka Fiorentina dhe Sassuolo. /IndeksOnline/