09:52 / E Mërkurë, 31 Tetor 2018 / indeksADMonline

Franca, përplotë me yje, tani i dërgon ftesë yllit të Serie A-s

Mesfushori i Fiorentinas, Jordan Veretout raportohet se do të ftohet nga Franca për dy ndeshjet e radhës ndaj Holandës dhe Uruguait.

Sipas RMC Sport, ish-anëtari i Nantes, Saint-Etienne dhe Aston Villa ka marrë një para-ftesë nga trajneri, Didier Deschamps.

Skuadra e plotë do të zbulohet më 8 nëntor për ndeshjen e radhës në Ligën e Kombeve, transmeton IndeksOnline.

Image result for Jordan Veretout

Ndeshja me Holandën do të zhvillohet më 16 nëntor, derisa miqësorja me Uruguain katër ditë më vonë.

Veretout është paraqitur në tetë ndeshje për grupmoshat, U-21 të Francës.

Dhe në rast se konfirmohet ftesa e Deschamps, atëherë do të ishte grumbullimi i tij i parë te seniorët e ”Gjelave”./IndeksOnline/