09:20 / E Diele, 04 Gusht 2019 / indeksADMonline

Asnjë lojtar i tij nuk u nominua për çmimin e më të mirit, Guardiola ka “dy fjalë”

Menaxheri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka vënë në dyshim mungesën e lojtarëve të tij në listën e shkurtër për çmimin e Lojtarit më të mirë të Fifa për Meshkuj 2019.

Harry Kane i Tottenham dhe Virgil van Dijk, Sadio Mane dhe Mohamed Salah të Liverpool janë ndër 10 lojtarët e nominuar.

City fitoi sezonin e kaluar Premier League, FA Cup dhe Carabao Cup.

“Ndoshta duhet të fitojmë pesë ose gjashtë ose të marrim 250 pikë për t’u marrë në konsideratë sezonin e ardhshëm,” tha Guardiola.

“Unë nuk mendoj se ka një lojtar që ka pasur një sezon më të mirë se Bernardo Silva sezonin e kaluar, madje edhe duke fituar Ligën e Kombeve me Portugalinë.

“Këto çmime janë normalisht kur ju fitoni Ligën e Kampionëve. Ne ishim në fazat e fundit dhe garat e tjera nuk llogariten, nuk janë të rëndësishme.”

Skuadra e Guardiola gjithashtu fitoi Comunity Shield në 2018, por u eleminua nga Spurs në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.

Asnjë lojtar i Manchester Cityt nuk ka fituar ndonjëherë çmimin e lojtarit më të mirë të Premier Ligës, edhe pse ekipi ka fituar Premier League në katër prej tetë sezoneve të kaluara, raporton BBC, përcjell Indeksonline.

Në vitet 2011-12, Robin van Persie i Arsenalit ishte lojtari i sezonit, dy vjet më vonë, Luis Suarez i Liverpool-it mori çmimin, me Salah dhe Van Dijk fitues përkatësisht në 2017-18 dhe 2018-19.

“Në tetë vjet, të fitosh katër herë Premier League është sukses,” shtoi Guardiola. “Dhe asnjëherë një lojtar – jo David [Silva], as Vincent [Kompany], as Yaya [Toure] – nuk fitoi, madje as nuk u sugjerua.

“Respekt i madh për Mohamed Salah, por Kevin de Bryune atë sezon kur ne bëmë 100 pikë [në 2017-18] ishte sipër dhe përtej situatave normale.

“Unë nuk mund ta imagjinoj që Real Madrid dhe Barcelona të fitojnë katër tituj dhe asnjë lojtar i vetëm të jetë atje.”

Gjashtë lojtar të Citizens u përfshinë në Ekipin e PFA të vitit 2018-19 – portieri Ederson, mbrojtësi Aymeric Laporte, mesfushorët Fernandinho dhe Bernardo Silva dhe sulmuesit Sergio Aguero dhe Raheem Sterling.

Lista e shkurtër për Lojtarin më të mirë për Fifa për Meshkuj u zgjodh nga një panel i ish-lojtarëve dhe menaxherëve, dhe rezultati do të shpallet në një ngjarje në Milano në 23 Shtator, pas një votimi publik./Indeksonline/