14:23 / E Hënë, 11 Janar 2021 / A. A

Asnjë ofertë zyrtare për Milot Rashicën në janar

Interesimi i klubeve evropiane për transferimin e Milot Rashicës ka rënë ndjeshëm.

Burime të Indeksonlinet bëjnë të ditur se Werder Bremeni nuk ka pranuar asnjë ofertë në këtë afat kalimtar për mesfushorin e Kosovës.

Faktor kryesor është lëndimi që pësoi 24-vjeçari vitin e kaluar.

Ekipi gjerman kishte kërkuar 30 milionë euro për shërbimet e tij, por tani çmimi ka rënë.

Kujtojmë se Aston Villa e kërkoi gjatë verës por transferimi nuk u realizua.

Ka rreth dy muaj që Rashica nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje zyrtare.

Werder Bremeni pritet ta grumbullojë vushtrriasin në ndeshjen e ardhshme kundër Augsburgut që zhvillohet të shtunën.

/Indeksonline/