20:58 / E Martë, 17 Tetor 2017 / indeksADMonline

Asnjë qytetar i Podujevës s’ka shkuar në ISIS

Asnjë qytetar i Podujevës nuk ka shkuar për të luftuar në Siri apo Irak, edhe pse Podujeva njihet si një nga qytetet më fetare në Kosovë, raporton “Evropa e Lirë”.

Për këtë meritën më të madhe për këtë e kanë imamët e këtij qyteti, përcjell albinfo.ch.

Imamët e Podujevës kanë interpretuar një islam tradicional, dhe janë ngritur kundër ekstremizmit.

Imamët kanë treguar se Podujeva është një nga qytetet ku praktikohet më së shumti feja islame, por nuk kanë dëgjuar asnjë rast, kur një qytetar i kësaj ane, ka shkuar të luftojë në Siri apo Irak.

Edhe qytetarët thonë se janë kundër shkuarjes në këto vatra lufte, derisa feja islame është fe e paqes. Në Podujevë jetojnë rreth 100 mijë persona, ku shumica i përkasin fesë islame.