75 Mall Live Search
11:30 / E Mërkurë, 31 Tetor 2018 / indeksADMonline

Asociacioni përplasë Konjufcën dhe Krasniqin

Seanca e sotme e Kuvendit ka përplasur dy deputetët e pozitës dhe opozitës, respektivisht Glauk Konjufcën dhe Meml Krasniqin. Replika ndaj njëri tjetrit ata bënë rreth cështjes së Asociacionit.

“Ka një dallim esencial prej asaj që ju referove për Asociacionin. Në asnjë mënyrë s’duhet të ketë kompetencë përtej atyre që parashihet me ligjet e Kosovës. Gjykata Kushtetuese vlerësimin e saj e ka gjet në pikat që s’i jep kompetencë ekzekutive”, u shpreh Krasniqi.

Nga ana tjetër, Konjufca përmendi disa gabime që PDK i bëri me Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

“Mendojë që kishim mundur mos të vinim hiq në këtë pikë të vështirë. Gabimi është bërë në vitin 2013 kur është miratuar me 80 vota. Por në vitin 2015 është bërë gabimi i dytë”, u shpreh ai. /Indeksonline