75 Mall Live Search
11:12 / E Enjte, 08 Mars 2018 / indeksADMonline

Astorit i jepet lamtumira e fundit (Video)

Një duartrokitje e gjatë dhe lot: kështu pritet kalimi i arkivolit të Davide Astorit përpara stadiumit Franchi në Firence nga shumë njerëz që dëshironin të japin lamtumirën e fundit të kapitenit të purpurt, i cili vdiq të dielën e kaluar.

Në funeralin e tij po marrin pjesë akteret më të mëdhenj të sportit italian, si nga federata ashtu edhe nga klubet e Serie A.

Një delegacion i ekipit Juventus erdhi direkt nga Londra, pas angazhimit të Ligës së Kampionëve. Në mesin e atyre të pranishëm ishin dhe Allegrin, Buffon, Rugani, Pjanic, Landucci, Chiellini, Barzagli dhe De Sciglio.

Astori ndërroi jetë në mëngjesin e së dielës pas një sulmi në zemër në hotelin ku po qëndronte para ndeshjes kundër Udineses. /IndeksOnline/