16:33 / E Hënë, 07 Janar 2019 / indeksADMonline

Asus prezanton super monitorë lojërash

Asus prezantoi tre monitorë lojërash nën markën ROG Strix XG të gjithë me panelë VA, teknologjinë FreeSync 2 dhe certifikim DisplayHDR.

Modeli XG438Q është një monitor 43-inç 4K me DisplayHDR 600 dhe një frekuencë rifreskimi 120Hz.

Monitori ka të integruar dy altoparlantë stereo 10-watt. Sa kaq varianti XG430VQ ka ekran 49-inç 32:9 me rezolucion 3840x1080p. Është e njëjtë sikur të kishit ngjitur dy monitor 27-inç 1080p.

Me madhësinë e ekranit do të thotë se densiteti i pikselëve nuk do të jetë i lartë. Sidomos nëse e krahasojmë me Samsung, Dell dhe Philips që kanë prezantuar monitorë 1440p.

Të paktën Asus ka çuar frekuencën e rifreskimit në 144Hz.

Së fundit modeli XG32VQ është më tepër një monitor konvencional 144Hz 16:9 1440p me DisplayHDR 400. Por avantazhi më i madh i tij është madhësia prej 31.5-inç më tepër sesa shumica e modeleve standarde.

Asus nuk dha çmime por XG49VQ dhe XG32VQ vinë në fund të muajit ndërsa XG438VQ në pranverën e vitit.