75 Mall Live Search
09:29 / E Enjte, 29 Gusht 2024 / G T

Atalanta kërkon tre futbollistë, në listë është edhe Edon Zhegrova?

Skuadra e Atalantas, kampioni i UEFA Europa League pritet të bëjë një “goditje” gjatë ditëve të fundit të merkatos së verës.

Siç raporton gazetari italian, Alfredo Pedulla – në radarin e klubit nga Serie A janë tre lojtarë, shkruan Indeksonline

Duke përfshirë këtu edhe yllin e Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrovën.

Përveç “luanit” tonë, klubi ku luan Berat Gjimshiti ka në radarin e tyre edhe dyshen, Giacomo Raspadori dhe Igor Paixao.

Në anën tjetër, një transferim i Edon Zhegrovës mund të ishte i pamundur, pasi lojtari dhe skuadra e tij Lille mbrëmë siguruan kualifikimin në UEFA Champions League për sezonin 2024/25./Indeksonline/