09:46 / E Hënë, 19 Prill 2021 / Blerim

Atalanta, Verona dhe Cagliari kërkojnë përjashtimin nga Liga me efekt të menjëhershëm të Interit, Milanit dhe Juventusit

Klubet e Serie A, Atalanta, Verona dhe Cagliari po kërkojnë që Interin, Milanin dhe Juventusin ta përjashtojnë nga liga.

Kjo për faktin se ata i janë bashkuar 12 klubeve nga Ligat e tjera për themelimin e Superligës Evropiane, shkruan IndeksOnline

Siç raporton ‘La Republica’, Interi, Juventusi dhe Milani do t’i qëndrojnë deri në fund vendimit të tyre të marr më herët.

Kutjojmë se klubet si AC Milan, Arsenal , Atletico Madrid, Chelsea, Barcelona, Inter, Juventus, Liverpool, Manchester City, Manchester United, Real Madrid dhe Tottenham Hotspur tashmë janë bashkuar me iniciativën.