14:06 / E Diele, 06 Maj 2018 / indeksADMonline

Atdhe Nuhiu i shënon edhe Norwichit (Video)

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Atdhe Nuhiu ka qenë në formë superiore gjatë këtij sezoni.

Ylli kosovar sapo ka shënuar një gol në ndeshjen e fundit të sezonit në Championship, shkruan IndeksOnline.

Nuhiu realizoi për Sheffieldin në minutënn e 14’të për 1 me 0 ndaj Norwich Cityt.

Për momentin skuadra e kosovarit po fiton 2 me 0. Golin e dytë e ka shënuar Forestieri./IndeksOnline/