75 Mall Live Search
12:53 / E Martë, 26 Maj 2026 / G T

Atdhe Nuhiu largohet nga Altachu, dëshiron një punë të re

Ish-sulmuesi i Kosovës, Atdhe Nuhiu është larguar nga Altachu.

36-vjeçari ishte asistent i tre trajnerëve te skuadra austriake, duke nisur nga Fabio Ingolitsch, Ognjen Zaric dhe Louis Ngëat, shkruan Indeksonline

Siç raportohet, Nuhiu preferon të punojë si trajner te ndonjë skuadër, andaj gjatë afatit veror do të pres oferta.

Përndryshe, ish-sulmuesi tashmë është asistent i Franco Fodas te Kombëtarja e Kosovës./Indeksonline/