75 Mall Live Search
18:27 / E Shtunë, 11 Korrik 2026 / L A

Collina mohon se gjyqtarët po ndihmojnë Argjentinën në Botëror

Argjentina dhe gjyqtarët janë ndër gjërat më të komentuara këtë Botëror.

E gjithë kjo nisi në ndeshjen ndaj Egjiptit, ku gjyqtari François Letexier u kritikua për vendimet e tij ku cilësohej si po ndihmonte Argjentinën të fitonte ndeshjen.

Kjo çoi në reagimin e gjyqtarit legjendar italian dhe zyrtarit kryesor të arbitrimit të FIFA-së, Pierluigi Collina.

“Askush nuk mund të pretendojë se arbitrimi i FIFA-s mund të ndikohet nga askush, madje as nga presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino. Ai gjithmonë ka treguar mbështetjen e tij të plotë për FIFA Team One ndërsa na ka besuar të punojmë me pavarësi të plotë. Zyrtarët e ndeshjes marrin vendime të ndershme dhe, ashtu si lojtarët dhe trajnerët, ata gjithmonë përpiqen të bëjnë më të mirën. Sigurisht, diskutimi konstruktiv rreth vendimeve do të jetë gjithmonë pjesë e futbollit, por akuzat e pabaza nuk kanë vend në sportin tonë”, ishin fjalët e Collinas./IndeksOnline/