12:54 / E Hënë, 13 Janar 2020 / indeksADMonline

Atdhe Nuhiu në formacionin e javës, në Angli

Atdhe Nuhiu ka shkëlqyer me Sheffield Wednesday gjatë fundjavës.

Sulmuesi kosovar shënoi njërin gol dhe asistoi në tjetrin në fitoren 2-0 të skuadrës së tij kundër Leeds United.

Me këtë paraqitje ai ka fituar një vend në formacionin e javës në Championship.

Ky është vetëm goli i dytë i Nuhiut këtë sezon me Sheffieldin, ku shumicën e ndeshjeve u inkuadrua nga banka rezervë. /IndeksOnline/