20:00 / E Enjte, 10 Maj 2018 / indeksADMonline

Atdhe Nuhiu nënshkruan kontratë të re me Sheffieldin (Video)

Futbollisti kosovar, Atdhe Nuhiu ka nënshkruar kontratë të re me ekipin nga Anglia.

Atdhe Nuhiu ka preferuar që të qëndrojë në Sheffield Wed… dhe ka nënshkruar kontratë të re dy vjeçare, shkruan IndeksOnline.

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës e mbylli sezonin në mënyrën më të mirë, duke shënuar nëntë gola në tetë ndeshjet e fundit, duke përfshi edhe një het-trick në ndeshjen e fundit të sezonit, ndaj Norwichit.

Gjatë tërë këtij sezoni, Nuhiu realizoi 13 gola, duke përfshi edhe dy gola në Kupën FA./IndeksOnline/