18:45 / E Mërkurë, 20 Tetor 2021 / AR

“Atë që dua e marr”, Antonia ‘shkrihet’ në takim me Brunon

Sot është transmetuar takimi mes Antonias dhe Brunos.

Ishte Antonia ajo e cila nuk hezitoi të shpreh pëlqimin për Brunon duke u ‘shkrirë’ pas tij, shkruan Indeksonline.

Ata kanë bërë edhe batuta dhe ironi me pjesëmarrësit e tjerë në program.

Bruno: Po qan koha sot?

Antonia: Që do të thotë diçka negative?

Bruno: Jo asgjë.

Antonia: E prisje këtë takim?

Bruno: E prisja dhe e doja shumë. Më pëlqen që përzgjedh dhe e mban fjalën. Çfarë të ka pëlqyer?

Antonia: Si fillim aparencën tënde, prandaj të ftova të shikoj si është Bruno.

Bruno: Unë kam dalë në disa takime dhe je përfshirë që me ardhjen tënde. Nuk mendon se ecën shpejt?

Antonia: Aspak, atë që dua e marr.

Bruno: Çfarë ke parë tek unë më shumë se pamja fizike?

Antonia: Je shumë orator.

Bruno: Je gjithmonë kështu e kuruar?

Antonia: Po e gjithë, dhe në gjumë.

Bruno: Ke shumë ftohtë?

Antonia: Do më ngrohësh ti se të kam parë të ngrohtë në takimet e tjera.

Bruno: Kur më ke parë të ngrohtë?

Antonia: Kur ke gatuar, tha ajo duke hedhur kunja për takimin e tij me Alvisën./Indeksonline/