07:31 / E Mërkurë, 11 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

ATK prezanton rezultatet e aktiviteteve për mbledhjen e borxheve

Administrata Tatimore e Kosovës me qëllim të informimit të opinionit publik, sot do të mbajë konferencë për media.

Në këtë konferencë drejtori i përgjithshëm i ATK-së Ilir Murtezaj, do të prezantojë rezultatet e aktiviteteve për mbledhjen e borxheve, me theks të veçantë aktivitetet për konfiskimin e pasurisë së tatimpaguesve borxhlinj.

Konferenca do të mbahet prej orës 11:00 në zyrat qendrore të ATK-së.