17:43 / E Premte, 03 Shkurt 2023 / shkelqim osmanaj

ATK regjistron 19.2% më shumë të hyra tatimore për muajin janar

Administrata Tatimore e Kosovës ka deklaruar të hyra të konsiderueshme tatimore gjatë muajit janar.

Sipas ATK-së, në janar kanë hyrë 96.7 milion euro, e cila shënon rritje prej 15.5 milionë euro apo 19.2% nga viti i kaluar, kurse kontributet persionale 18 milionë euro.

“ATK falënderon tatimpaguesit për kryerjen e detyrimeve tatimore, në të njëjtën kohë kërkon nga ta që të vazhdojnë të jenë kontribues në zhvillimin e vendit tonë”, shkruhet në deklaratën e ATK-së.