08:34 / E Hënë, 01 Mars 2021 / I.S

Atleti xhamajkan nuk pranon të vaksinohet për Covid-19, ai ka një arsye të fortë

Atleti nga Xhamajka, Yohan Blake ka tronditur me deklaratën e tij në lidhje me vaksinimin kundër Covid-19.

Blake, i cili fitoi medaljen e argjend në 100 metra në vitin 2012 në Londër dhe atë të artën në vitin 2016, ka komentuar një vendim të organizatoreve në Japoni, shkruan IndeksOnline

Japonia, ka vendosur që t’i sigurojë sportistët për shëndetin e tyre, duke i vaksinuar ata.

Por, atleti 31-vjeçar thotë se nuk do ta bëjë atë ose largohet nga këto lojëra.

“Mendja ime mbetet ende e fortë, nuk dua vaksinën”, tha ai.