14:14 / E Premte, 02 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Atletico kërkon respekt nga Griezmani, pas kontakteve me Barçen

Antoine Griezmann është një nga objektivat kryesor të Barcelonës për sezonin e ardhshëm.

Por, klubit të Atletico Madrid nuk i ka pëlqyer kontakti i presidentit Josep Maria Bartomeu që kishte me familjen e sulmuesit francez, ndërsa Atletico kishte paraqitur një ankesë në FIFA për neogicim pas shpine.

Pas interesimit të Barcelonës në Griezmann dhe siç publikon këtë të premte gazeta AS, Atletico Madrid duket që ka kërkuar nga lojtari për të treguar më shumë respekt.

Vlen të theksohet se Antoine Griezman, 26 vjeç, ka një kontratë deri në vitin 2022, me një klauzolë largimi prej 100 milionë euro nga vera e ardhshme, shumë kjo që Barcelona planifikon ta ofroj si një mundësi e mirë duke pasur parasysh çmimet që janë paguar kohët e fundit. /IndeksOnline/