13:32 / E Premte, 08 Korrik 2022 / B O

Atletico Madrid e zyrtarizon blerjen e sulmuesit brazilian

Atletico Madrid e ka zyrtarizuar sot edhe një blerje. Bëhet fjalë për brazilianin Samuel Lino. 22 vjeçari ka luajtur për tre sezonet e fundit në Gil Vicente në Portugali.

14 gola dhe pesë asistime i ka bërë Lino në sezonin e fundit me Gil Vicenten duke e ndihmuar skuadrën drejt fazës kualifikuese në Ligën e Konferencës.

“Kishte klube të mëdha që donin të merrnin Samuelin, por ata kanë ardhur me vonesë. Atlético Madrid ka potencial financiar më të madh se klubet e mëdha në Portugali,” ka thënë trajneri i Gil Vicentes./Indeksonline/