09:22 / E Premte, 24 Gusht 2018 / indeksADMonline

Atletico Madrid, Felipe Luisit: Sjelli paratë dhe je i lirë të largohesh

Atletico Madrid ishte shumë e qartë me Filipe Luis në bisedimet që kanë mbajtur këto ditë.

Klubi madrilen i ka bërë me dije lojtarit se e ka derën hapur për sa kohë që ai sjell paratë për cmimin e tij aq sa vlenë.

Filipe Luis ka mbajtur të njejtin pozicion përsëri dhe përsëri: ai dëshiron të largohet, ndërsa Atletico është e qartë: “Sillni paratë dhe ju mund të largoheni”.

Klubi vlerëson largimin e brazilianit me një cmim prej 30 milionë euro edhe pse në fund shuma mund të jetë më e vogël.

Të dielën, Atlético do të dijë nëse Filipe Luis është në gjendje të sjellë paratë ose të qëndrojë në Madrid. Nëse më në fund Filipe Luis nuk del në këtë treg të verës, ai mund ta bëjë atë në dimër. Është një nga koncesionet që të dyja palët kanë bërë. Situata është në duart e futbollistit. Nëse ai vjen me paratë, ai largohet. /IndeksOnline/

Temat: