15:19 / E Hënë, 21 Gusht 2023 / L K

Atletico Madrid prezanton sulmuesin “bishë”, ishte partner në sulm me yllin shqiptar

Atletico Madrid e ka zyrtarizuar sot blerjen e sulmuesit të ri spanjoll, Samu Omorodion.

Sulmuesi me prejardhje afrikane llogaritet si lojtar me potencial të madh dhe së fundi ishte bërë pjesë e skuadrës së parë të Granadës.

19 vjeçari ishte partner i sulmit me Uzunin, por që Simeone ka insistuar blerjen e tij.

Atletico Madrid ka paguar 5 milionë euro për blerjen e tij dhe me shumë gjasë do ta huazoj tek ndonjë skuadër tjetër./Indeksonline/