14:04 / E Diele, 26 Janar 2020 / indeksADMonline

Atletico Madrid s’po këndellet nga humbja prej Realit, barazon me ekipin e parafundit

Atletico Madrid ka shkuar në 4 ndeshje pa shënuar fitore, pasi barazoi pa gola me Leganes në “Wanda Metropolitano”.

Pasi u mposht në finale të Superkupës nga Real Madridi, Atletico Madrid nuk di për fitore, duke regjistruar tri humbje dhe një barazim, shkruan Indeksonline.

Me këtë barazim, Atletico bie në pozitën e katërt me 36 pikë, ndërsa Leganes i parafundit me 15 pikë./Indeksonline/