11:21 / E Martë, 24 Gusht 2021 / B O

Atletico Madrid transferon Cunhan

Ekipi i Atletico Madrid ka arritur transferimin e sulmuesit brazilian, Matheus Cunha, raporton Fabrizio Romano.

Me kthimin e Dembeles në Lyon pas përfundimit të huazimit, Diego Simeone e ka zëvendësuar atë me sulmuesin e Hertha Berlin.

Transferimi i Cunha do t’i kushtojë rreth 30 milionë euro, i cili pritet të zyrtarizohet ditëve në vazhdim.

Për shërbimet e brazilianit ishin të interesuar edhe skuadra e Everton, por ai ka zgjedhur Atleticon./Indeksonline/