Atletiko Madrid kalon tutje në Kupën e Mbretit, fiton me përmbysje ndaj skuadrës amatore
Ateltiko Madrid ka kaluar në 1/16 e Kupës së Mbretit.
Skuadra e drejtuar nga Diego Simeone, fitoi me përmbysje ndaj skuadrës amatore Cacereno, me rezultat 1-3.
Pjesa e parë u mbyll me rezultat 1-0 për vendasit, ndërsa Atletiko shënoi tre gola mbas minutës së 80-të.
Clement Lenglet barazoi shifrat në minutën e 83-të, ndërsa dy golat e tjerë u shënuan nga Rodrygo De Paul në 90+2 dhe Julian Alvarez në 90+5./IndeksOnline/