21:55 / E Shtunë, 02 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Atmosfera e zjarrtë e “Skifterave” para derbit me Driten [Foto]

Tifozët ultras të KF Gjilanit janë bërë gati për derbin lokal më të madh në Kosovë.

Nesër (e dielë) ,në stadiumin e qytetit “Agim Ramadani – Katana ” do të zhvillohet ndeshja mes dy ekipeve të Gjilanit.

“Skifterat” kanë postuar disa imazhe në faqen e tyre zyrtare në Facebook, duke shfaqur përgaditjet e tyre që i kanë bërë për derbin e madh.

“Qytetarë të Gjilanit , ju rikujtojmë edhe njëherë të mos humbisni spektaklin e nesërm me fillim prej orës 13:00 në stadiumin e qytetit ” Agim Ramadani – Katana ”

Në foto shihni Skifterat gjatë mbledhjes së mbrëmshme nëpër shi sepse nuk jemi ultrasa t’sheqerit, shiu me na shkri”, shkruajnë ‘Skifterat’ në Facebook. /IndeksOnline/