Atmosfera në Samitin në Sofie, Thaçi takon Vuçiqin (Foto)
Atmosferën para sesionit të parë plenar të Samitit BE-Ballkani Perëndimor në Sofje po ua sjellim nëpërmjet fotografive, ku është parë edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaci, teksa diskuton me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Udhëheqësit e BE-së dhe vendet partnere do të diskutojnë lidhjen rajonale në aspektin e transportit, infrastrukturës, energjisë, infrastrukturës digjitale, arsimit dhe të tjera.
Sesioni po organizohet nga kryeministri Bojko Borisov dhe kryesohet nga Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk.