08:39 / E Shtunë, 21 Korrik 2018 / indeksADMonline

Atraksionet turistike shqiptare në “Corriere della Sera”

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar mirëmëngjesi këtë të shtunë me një artikull të medias italiane që përshkruan vlerat e atraksioneve turistike në vendin tonë.

Përmes statusit të tij në rrjetet sociale, kryeministri Rama uron një fundjavë të qetë për gjithë shqiptarët.

“Me këtë artikull të medias italiane që përshkruan bukur dhe me mjeshtëri vlerat e jashtëzakonshme të atraksioneve të shumta turistike të vendit tonë, ju uroj një fundjavë të qetë”, thotë kryeministri Edi Rama.

Artikulli është botuar në gazetën prestigjioze italiane “Corriere della Sera”dhe ndalet në një sërë atraksionesh turistike në vendin tonë, si në qytetin e gurtë, trashëgimi e UNESCKO-s, Beratin por edhe në kalatë dhe muzetë e shumë të vendit. Autori përshkruan kanionet e Osumit dhe pas tyre kalon në Gjirokastër

https://viaggi.corriere.it/viaggi/vacanze/albania-del-sud-viaggio-on-the-road/