Audi teston modelin e ri A6 në një mënyrë fantastike
Nuk ka asnjë dyshim: Audi A6 2019 është një mrekulli teknologjike mbi rrota.
Në varësi të nivelit të përzgjedhur dhe karakteristikave opsionale, ky sedan është i pajisur nga dritat matrix LED, në një ekran prej 10,1 inç, sistem audio Bang & Olufsen me 19 altoparlantë dhe shumë e shumë gjëra tjera.
Si standart, ky model vjen me sistemin e detektimit të këmbësorëve në rrugë dhe frenimin emergjent automatik.
Duke pasur parasysh se është një veturë kryevepër, është e natyrshme që Audi dëshiron ta prezantoj atë sa më shumë që është e mundur, shkruan IndeksOnline.
Megjithatë, marka gjermane kësaj radhe nuk bëri testim tradicional, por në vend të kësaj provoi dicka ndryshe. Dhe kjo ka funksionuar mjaft mirë.
Audi ka ftuar blerësit e “Amazon” për të përjetuar A6 të ri. Në këmbim, Audi u premtoi pjesmarrësve t’iu jap më shumë sesa “prisnin”. Më shumë se 100 shoferë iu përgjigjën ftesës dhe morën pjesë në të ashtuquajturën “testim në të panjohurën”.
Këtu vjen ajo pjesa e argëtimit. Cdo shofer merr një rrugë të gjatë 30 minuta, e cila e con atë në një vend dhe veprimtari të panjohur.
Një koncert privat simfonik, një seminar pikture, ose një sesion fotografik publik – këto ishin vetëm disa nga surprizat.
Shoferët u pyetën nëse ata do të dëshironin të vazhdonin udhëtimin e tyre “në të panjohur” dhe shumica prej tyre me kënaqësi thonin po. Ata morën pastaj në një udhëtim më të gjatë, tre orë.
Një nga shoferët ishte i gatshëm të hiqte dorë nga obligimet e tij dhe të kaloj më shumë kohë me A6 – përvoja vec bëhej më eksituese. Por cfarë më tej? Këtë nuk po e zbulojmë, pasi kjo është në thelb pjesa më e mirë e fushatës promovuese të Audi A6.
Për më shumë, shikoni videon më poshtë. /IndeksOnline/