16:34 / E Mërkurë, 28 Mars 2018 / indeksADMonline

Aurela duket e bukur edhe pa grim, e dëshmon kjo foto!

Blogerja shqiptare, Aurela Hoxha shpesh kritikohet që po ndërhyn në fotot e saj me fotoshop.

Për t’ua mbyllur gojën të gjithëve, Aurela ka postuar një foto në profilin e saj në Instagram, shkruan Indeksonline.

Në këtë imazh, ajo shfaqet shumë e thjesht dhe me veshje sportive, e jo ekstravagante siç jemi mësuar ta shohim gjithmonë.

Ndryshe, Aurela komentohet shumë për operacione plastike por një gjë e tillë u mohua disa herë nga modelja. /Indeksonline/

Temat: