23:33 / E Martë, 25 Maj 2021 / OSH

Australi: Aksident me mbi 200 km/h, gruaja e motoristit i tregon pamjet për të sensibilizuar të tjerët (VIDEO)

Bashkëshortja e një motoristi të aksidentuar me motorin e tij në Australi shpërndau në rrjetet sociale videon nga momenti i aksidentit.

Burri i saj po ecte me një shpejtësi prej 267 km/h, para se të përplasej me një makinë.

Si pasojë motoristi ka mbetur me dëmtime të përhershme në tru.

Në pamje shihet ngasja me shpejtësi të lartë para se të përplaset me një kamion, në një autostradë në jug të Australisë.

Ai mbeti në koma për dy muaj.

“Vendimi nuk ndikoi vetëm tek ai, por edhe te gjithë ata të panjohur që e mbajtën gjallë. Incidenti ndryshoi përgjithmonë jetën e kësaj familjeje”.

VIDEO e plotë