09:07 / E Enjte, 25 Shkurt 2021 / Blerim

Australia miraton ligj të ri, kërkon që Facebook dhe Google të paguajnë për lajmet

Autoritetet australiane kanë përgatitur një projektligj, por siç kanë thënë “rregullimin e tregut” të mediave sociale.

Rregullatorët duan që gjigantët e teknologjisë si Facebooku dhe Google të paguajnë për përmbajtjen e ripostuar nga mediat, shkruan CNN-i, transmeton Indeksonline.

Kodi i ri, të cilin Parlamenti australian e miratoi të enjten, do të sigurojë që bizneset e mediave të lajmeve të shpërblehen mjaft për përmbajtjen që gjenerojnë.

Ligji i ri i paprecedent i vendit ishte debatuar nxehtë muajt e fundit.
Facebooku dhe Google kishin kundërshtuar versionin fillestar të legjislacionit, i cili do t’u lejojë mediave të bëjnë pazar ose individualisht ose kolektivisht me ta – dhe të hyjnë në një arbitrazh të detyrueshëm nëse palët nuk mund të arrijnë një marrëveshje.

Facebooku, madje mbylli faqet e lajmeve në Australi javën e kaluar në kundërshtim me legjislacionin.

Problemi nuk i ka rrënjët vetëm në Australi

Ligji i propozuar i Australisë do të ishte i pari i këtij lloji, por qeveritë e tjera gjithashtu po bëjnë presion te Google, Facebooku dhe kompanitë e tjera të Internetit për të paguar mediat dhe publikuesit e tjerë.

Franca është Qeveria e parë evropiane që po zbaton rregullat, por vendimi sugjeron që Google, Facebooku dhe kompani të tjera do të përballen me kërkesa të ngjashme në pjesë të tjera të bllokut tregtar të 27 vendeve anëtare.

Vitin e kaluar, Facebooku njoftoi se do të paguante organizatat e lajmeve në SHBA duke përfshirë The Wall Street Journal, The Washington Post dhe USA Today. Asnjë detaj në lidhje me marrëveshjet financiare nuk u bë i ditur.

Zhvillimet në Australi dhe në Evropë sinjalizojnë që bilanci financiar midis kompanive të Internetit që vlejnë miliarda dollarë organizatave të lajmeve mund të ndryshojë./CNN/Indeksonline