14:09 / E Hënë, 09 Mars 2020 / indeksADMonline

Australia padit Facebookun për ndërhyrje, në privatësi

Mbikëqyrësi i privatësisë së Australisë po hedh në gjyq Facebookun për shkeljen e të dhënave të Cambridge Analytica – e cila, në vitin 2018, u bë një skandal global, ku kishte marrë të dhënat personale të miliona profileve në Facebook pa pëlqimin e tyre dhe i përdori ato për qëllime të reklamimit politik.

Nëse Australia del fituese kundër gjigantit të teknologjisë, dënimi monetar mund të jetë shumë i madh, transmeton Indeksonline.

Ligji i privatësisë i Australisë përcakton një dispozitë për një dënim civil deri në 1.700.000 dollarë dhe rojtari kombëtar beson se kishte 311.074 përdorues lokalë të Facebook, në depo të 86 milionë profileve të ngritura nga Cambridge Analytica.

Pra, gjoba e mundshme këtu është rreth 529 miliardë dollarë (462.109.801.50 euro).

Në një deklaratë të botuar sot në faqen e internetit të Zyrës së Komisionerit Australian të Informacionit (OAIC), thuhet se ka ngritur procedime kundër Facebookut në një gjykatë federale, duke pretenduar se kompania kishte bërë ndërhyrje serioze në privatësi.

Padia pretendon se të dhënat personale të përdoruesve australianë të Facebook u zbuluan në aplikacionin This Your Digital Life, duke shkelur kështu Aktin e Privatësisë së Australisë 1988.

Më tej thuhet se të dhënat ishin të zbuluara në Cambridge Analytica dhe janë përdorur për qëllime poltike./Indeksonline/