09:27 / E Mërkurë, 17 Janar 2018 / indeksADMonline

Australian Open: Super Nadal, kalon tutje (Video)

I pari i Botës, Rafael Nadal ka vazhduar tutje në “Australian Open”.

Tenisti spanjoll sapo ka mposhtur argjentinasin, Leonardo Mayer, 3 me 0 në sete (6-3, 6-4 dhe 7-6), shkruan IndeksOnline.

Me këtë fitore Nadal është kualifikuar për në rrethin 1/16, ku si kundërshtar do ta ketë Damir Dzumhur.

Takimi mes Nadal dhe boshnjakut, Damir do të zhvillohet më 19 janar./IndeksOnline/