75 Mall Live Search
22:58 / E Mërkurë, 29 Prill 2026 / G T

“Autobusët” funksionojnë mirë, mbyllet me barazim ndeshje Atletico Madrid vs Arsenal

Ka përfunduar ndeshja mes Atletico Madridit dhe Arsenalit, e vlefshme për gjysmëfinalen e parë të UEFA Champions League.

Ndeshja e zhvilluar në “Metropolitano” është mbyllur me rezultatin e barabartë 1:1, shkruan Indeksonline

Të parët në epërsi kaluan mysafirët, me anë të Gyokeres, nga penalltia në pjesën e parë.

Në pjesën e dytë, vendasit barazuan 1:1, me anë të sulmuesit argjentinas, Juljan Alvarez.

Edhe Alvarez shënoi nga pika e bardhë e penalltisë.

Ndeshja e kthimit në “Emirates” do të vulos finalistin e Ligës së Kampionëve./Indeksonline/