75 Mall Live Search
11:03 / E Martë, 12 Maj 2026 / G T

Autogol qesharak në Portugali, çartet pronari grek!

Skuadra e Rio Ave ka pësuar humbje 1:4 ndaj Sportingut të Lisbonës në ndeshjen e vlefshme për javën e 33-të në elitën e futbollit portugez.

Gustavo Mancha, mbrojtësi i skuadrës vendase shënoi një autogol qesharak në minutën e 42-të, shkruan Indeksonline

Pas këtij autogoli, kamerat shfaqën pronarin grek, Evangelos Marinakis.

Marinakis u shfaq tejet i nervozuar, pamje të tillë e kemi parë disa herë këtë sezon te Nottingham Forest./Indeksonline/