11:31 / E Hënë, 13 Gusht 2018 / indeksADMonline

Autori i vrasjës së 8 anëtarëve të familjes në Selenicë doli para Gjykatës

Doli sot para gjykatës autori i masakrës së 10 gushtit në fshatin Selenicë të Vlorës dhe avokati i tij është caktuar Gentjan Leka.

Seanca për masën e sigurisë ndaj Ridvan Zykajt jepet në gjykatën e Vlorës.

Mbi 24 vjeçarin rëndon akuza: ”Vrasje në rrethana cilësuese, ndaj dy ose më shumë personave”, parashikuar nga neni 79/dh i Kodit Penal të Shqipërisë. Materialet hetimore i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, raportojnë mediat në Shqipëri.

Vrasja thuhet të ketë ndodhur për shkak të disa akuzave që familjarët ia kishin bërë për vjedhjen e disa pulave.