18:38 / E Hënë, 23 Shtator 2019 / indeksADMonline

Avdijaj po rikthehet në formë, starton kundër Sivassporit

Mesfushori kosovar Donis Avdijaj u transferua te Trabzonspori gjatë afatit kalimtar të verës.

Ai fitoi menjëherë besimin e trajnerit dhe rregullisht është në formacionin startues.

23 vjeçari do të luaj edhe sonte nga fillimi kundër Sivassporit nga ora 19:00.

Trabzonspori sivjet përbëhet nga futbollist të njohur që kanë luajtur në Premier Ligë si, John Obi Mikel, Daniel Sturridge, Alexander Sorloth etj.

Pas javësh skuadra turke ka fituar 6 pikë, por me një fitore eventuale sonte do të ngritej në vendin e 4-të në tabelë.

Ndryshe, Avdijaj me Kosovën nuk është grumbulluar që nga nëntori i vitit të kaluar. /Indeksonline/