12:43 / E Premte, 04 Qershor 2021 / OSH

Avdullah Hoti: E përgjysmuam rënien ekonomike më 2020

Ish kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, tanimë deputeti i Kuvendit të Kosovës ka folur për faljen e gjobave të pandemisë.

Në fjalën e tij, Hoti ka deklaruar që ministria e Financave ka qasje mjaft konservative por që nuk reflektonte prioritetet e qeverisë.

Po ashtu, ai deklaroi se kishte arritur të përgjysmonte rënien ekonomike si pasojë e pandemisë gjatë vitit 2020.

Ndihem mirë që kemi arritur të mobilizojmë mbi 800 milionë euro për ekonominë. Ne kemi arritë të përgjysmojmë rënien ekonomike gjatë vitit 2020 në vend të -11 në -6.” – tha kryeministri Hoti.

Më pas ai foli edhe për kornizën për shpenzimet, e të cilën e quajti mjaft konservative.

“Tash, ne në komisionin për Buxhet dhe Financa kemi marrë kornizën për shpenzime… me kaq për katër vitet e ardhshme nuk reflektohen prioritetet e qeverisë. Është dokument mjaft konservativ, mjaft real, por që nuk reflekton prioritetet. Ne jemi kujdesur qe sa e sa vite që norma e rritjes së borxhit publik të mos tejkalojë normën e brutoproduktit kombëtar. Ju e keni marrë me rreth 21% në strategjinë e borxhit por shkon në 39 gati shkon në prag. Dhe asnjë prej indikatorëve nuk përmirësohet. Më lejoni në fund edhe një gjë ta them. Unë kam tentu vazhdimisht që të jem i kujdesshëm ndaj akuzave…” – tha ai por iu ndërpre fjala dhe nuk iu shtua asnjë minutë.