16:58 / E Enjte, 14 Janar 2021 / Blerim

Avni Zogiani, kandidat për deputet të VV-së nga Fushë Kosova

Kandidati i zyrtarizuar, nga Lëvizja VETËVENDOSJE! në Fushë Kosovë, për deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës, është zgjedhur Avni Zogiani.

Avni Zogiani ka studiuar për media dhe marrëdhënie me publikun në Universitetin e Indianas në ShBA dhe më pas ka përfunduar nivelin Master në Studime Kontemporane Evropiane, në Universitetin e Sussex, Britani.

Ka punuar si gazetar mes vitete 1997-2002. Në vitin 2005 themeloi Organizatën antikorrupsion, ÇOHU!, e cila brenda një viti u bë organizatë relevante në fushën e integritetit institucional.Si gazetar raportoi për media lokale e ndërkombëtare, sidomos gjatë luftës, përfshirë Time Magazine, e CNN.