17:09 / E Enjte, 27 Shtator 2018 / indeksADMonline

Avokati i Demaliajt për arrestimin e deputetit: Klienti im nuk e ka kanosur askënd!

Deputeti i i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shkumbin Demaliaj me urdhër të prokurorit të shtetit i është bërë ndalimi për 48 orësh, kjo kinse për kanosje ndaj ish-prokurorit Elez Blakaj.

Ndalimin e Demalijajt për Indeksonline e ka konfirkuar edhe prokurori, Imer Bekaj, arsyeja e ndalimit të deputetit ishte një deklaratë me mesazh kërcënues ndaj ish prokurorit Blakaj.

Por në një përgjigje për Indeksonline, avokati i Demalijajt, Arianit Koci ka thënë se klienti i tij nuk ka kanosur askënd dhe se i njëjti ka kërkuar nga shteti që ta ndalojë deklarimin e ish prokurorit Blakaj, pasi që ka dhënë dorëheqje, për shkak se ka konsideruar që si person privat, po e dëmton procesin në këtë rastë për listat e veteranëve të vërtetë.

‘Me urdhër të prokurorisë së shtetit, është bërë ndalimi 48 orësh për deputetin Shumbin Demalijaj, për nise kanosje të ish-prokurorit Blakaj. Klienti im, nuk ka kanosur askënd. Ai është deklaruar për ish-prokurorin Blakaj, pasi i njëjti ka dhënë dorëheqje nga posti i prokurorit dhe ka vazhduar t’a sulojë dhe diskretojë prokurorinë dhe veteranët e vërtetë. Deputeti Demalijaj ka kërkuar nga shteti që ta ndalojë deklarimin e ish-prokurorit Blakaj pasi që ka dhënë dorëheqje për shkak se ka konsideruar që si person privat, po e dëmton procesin. Natyrisht ka pasur edhe deklarime emocionale dhe në afekt, për çka i vjen keq deputetit Demaliaj’, është shprehur Koci.

Një ditë më parë për të njëjtën akuzë ishte arrestuar edhe deputeti, Milaim Zeka./Indeksonline/