18:37 / E Enjte, 05 Korrik 2018 / indeksADMonline

Avokati i “Grupit të Kumanovës” reagon për dënimin me burg të personave që sulmuan Ziadin Selën

Me 82 vjet burg janë dënuar 7 persona që akuzoheshin për tentim-vrasje të liderit të Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe avokati i “Grupit të Kumanovës”, Naser Raufi.

“Lehte qenka te hysh ne Kuvend me dhune- qenka rande te dalish nga burgu! Lesno bilo da vlezesh vo Sobranie so nasilstvo-teshko bilo da izlezesh od zatvor!”, ka shkruar ai, transmeton Indeksonline.

Ndryshe, me 27 prill të vitit 2017 personat ishin futur në Kuvendin e Maqedonisë duke sulmuar Selën. Aty ishte lënduar edhe kreu i LSDM-së, Zoran Zaev.

Ngjarja kishte eskaluar për shkak të zgjedhjes së shqiptarit Talat Xhaferi në krye të Parlamentit maqedon, shkruan Indeksonline.

Jashtë ishin zhvilluar protesta dhe si rrjdhojë, edhe gazetarët kishin mbetur të ngujuar në Kuvend.

Bilanci i dhunës ishte: 102 persona që kishin kërkuar ndihmë mjekësore, 70 qytetarë, 22 policë dhe 3 deputetë.

Kujtojmë se avokati Raufi përfaqëson 12 persona të dënuar në rastin e “Grupit të Kumanovës”./Indeksonline/