18:30 / E Martë, 19 Dhjetor 2017 / k.v

Avokati i Popullit kërkon të vlerësohet zbritja e faturave prej 3.5 % (VIDEO)

Institucioni i Avokatit të Popullit në Kosovë, ka rekomanduar Zyrën e Rregullatorit të Energjisë Elektike që për faturat e rrymës që kanë paguar qytetarët e Kosovës, për pjesën veriore të vendit, të iu konpenzohen ato para.

Sipas Suzana Gashi, drejtoreshë e zyrës ligjore në Institucionin e Avokatit të Popullit, rekomandimet e këtij institucioni nuk i ka marrë për bazë ZRRE.

Gashi në “Fakt Plus” në Tribuna Channel, thotë se edhe pse është vendimi për zbritje të faturave në dhjetor për 3.5 %, sipas saj, nuk dihet se a mundet t’i mbulojë dëmet që kanë pasur qytetarët e Kosovës, gjatë këtyre viteve.

“ZRRE ka thënë që në dhjetor do të ketë 3.5 % zbritje të faturave, por kjo nuk dihet nëse pasqyron saktë humbjet që kanë pasur qytetarët e Kosovës për faturat e kaluara. Kjo cështje i mbetet gjykatës gjatë vlerësimit të dihet nëse kjo vlerë është 3.5 % apo më shumë”, tha Gashi.

Për më shumë VIDEO: